.
   
Përfundim
 


Konferenca “Pakicat në demokraci”

Konferenca e tretë “Pakicat në demokraci” e organizuar nga Qendra Evropiane për çështje të pakicave (QEÇP) dhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), u mbajt më 7 dhjetor në Klubin e deputetëve.
Duke bashkuar akademikë, ekspertë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të pushteteve lokale, përfaqësues të mediave, të sektorit të OJQ dhe të Konferencës Univerzitare me një vështrim të shkurtër mbi qëllimin dhe historinë e saj nga përfaqësuesit e KAS dhe QEÇP në Shkup. Në fillim të Konferencës Mabera Kamberi, përfaqësuese e Ministrisë së punës dhe politikës sociale, e kishte paraqitjen e saj, duke i bërë vështrim fillimit dhe aktiviteteve në kuadër të Dekadës së Romëve 2005-2015. Programi kryesor i konferencës ishte i organizuar në tre sesione, të cilat ishin të përcjellura me diskutim mes panelistëve dhe publikut.
Në sesion e parë, të titulluar si “Ku pakica është shumicë”, u bë fjalë për implikacionet nga procesi i decentralizimit dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale mbi komunat në Republikën e Maqedonisë. Sesionin e udhëhoqi Pande Llazarevski nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike, ndërsa panelistë ishin Ymer Selmani, Kryetar i komunës së Sarajit; Nuzi Shahin, Kryetar i komunës Zhupa dhe Gordana Siljanovska, profesore e Fakultetit juridik. Sesioni i dytë i titulluar “Ç’është identiteti” u udhëhoq nga Mirjana Najçevska nga Komieti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.
Panelistë ishin Iso Rusi, kryeredaktor i javores në gjuhën shqipe “Lobi”; Zhidas Daskallovski nga Qendra për hulumtime dhe krijime të politikave; Veton latifi nga Univerziteti i Evropës Juglindore dhe Dimitar Mirçev nga Fakulteti i sociologjisë.
“Mediat dhe pakicat” ishte titulli i sesionit të tretë, ku Dragan Antonovski, gazetar i televizionit “Kanali 5”; Zoran Dimov nga televizioni BTR dhe Daut Dauti nga Instituti maqedonas i mediave diskutuan për kontributin e mediave mbi informimin ose dezinformimin, integrimin dhe sgregacionin dhe mirëkuptimin ose mosmirëkuptimi e ndërsjellë.Sesionin e udhëhoqi gazetari Zoran Bojarovski.
 

 

Konferenca “Pjesëmarrja e pakicave – vendosje e barazpeshës”
Konferenca “Pjesëmarrja e pakicave – vendosja e barazpeshës” u mbajt më 6 dhjetor në hotelin “Arka” në Shkup. Organizatorë ishin Qendra Evropiane për çështje të pakicave dhe Fondacioni Fridrih Ebert.
Në konferencë u bisedua për problemet që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtës së pjesëmarrjes së pakicave dhe lidhshmërisë mes decentralizimit në jetën politike dhe sociale. Në sesionin e parë “Pjesëmarrja e pakicave në Evropën Juglindore – perspektiva Rajonale: zhvillimi, nevojat dhe sfidat” folën” Vincent De Graf, jurist pranë Komitetit të Lartë për pakica kombëtare të OSBE-së dhe Stefani Marshall, administratore pranë sekretarijatit të konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, pranë Këshillit të Evropës.
Panelistë në sesionin edytë, “Strukturat nacionale dhe efekti i tyre – kornizat juridike dhe realiteti” ishin: Katerina Crnjanski, eksperte pranë Qendrës Hulumtuese për çështje etnike nga Beogradi; Lidija Georgievska nga Zyra e Avokatit të popullit në Maqedoni dhe Gjargj Sinani nga Komiteti i Helsinkit i Shqipërisë.

“Decentralizimi dhe pjesëmarrja e pakicave: Mjeti për rritjen e pjesëmarrjes së pakicave: teoria dhe përvoja praktike”, ishte tema e panelit të tretë. Pjesëmarrës ishin: Florian Biner,QEÇP; Nevzat Bejta, Kryetar i komunës së Gostivarit dhe Tamas Korheq, zëvendës kryeministër i Këshillit Ekzekutiv të Vojvodinës dhe të Sekretarijatit të provincave për rregullim, administratë dhe pakica nacionale nga Serbia dhe Mali i Zi.
 

 

 

Punëtori me lidhje rajonale të OJQ-ve

Në fillim të muajit Shkurt, QEÇP filloi realizimin e aktiviteteve promovuese përmes të cilave, rekomandimet paraprakisht të përpiluara në kuadër të Iniciativës për dijalog strategjik do të shpërndahen në nivel nacional dhe lokal për palët dhe qytetarët e interesuar. Në nivel lokal ekipi programor i QEÇP mbajti tre punëtori me lidhjet rajonale të OJQ-ve. Në Manastir punëtoria u realizua më 1 Shkurt me Qendrën për zhvillim demokratik, në Kumanovë më 2 Shkurt me Kualicionin për bashkëpunim ndëretnik dhe në Tetovë, më 3 Shkurt me Asociacionin e organizatave joqeveritare.
Në punëtoritë, në pjesën e parë, pjesëmarrësve iu prezentuan rekomandimet të grupeve punuese në kuadër të lëmive – arsimi, shëndetsia, ekonomia dhe të drejtat e njeriut, ndërsa në pjesën e dytë u përpilua Plani i aktiviteteve promovuese përmes të cilave lidhjet rajonale të OJQ-ve do ti promovojnë rekomandimet para qytetarëve. Planet e aktiviteteve promovuese do të realizohen në periudhën prej 20 Shkurtit deri 31 Mars dhe ato përmbajnë Tv dhe radio promovime, promovime në mediat e shtypura lokale, debate dhe takime pune me palët e involvuara, si dhe distribuimi i materialeve të shtypura promovuese.
Për më tepër informacione kontaktoni: markovska@ecmimakedonia.org

 

Trajnim si pjesë e inicijativës “Grupe eksperte rome për integrimin e Romëve”

Si pjesë e incijativës në vazhdë e sipër të QEÇP-së - “Grupe eksperte rome për integrimin e Romëve”, prej 4 deri 6 Shkurt në Sandanski të Republikës së Bullgarisë u mbajt një trajnim. Në trajnimin u përpunuan 5 module:

· Shkathtësi komunikuese
· Shkathtësi prezentuese
· Facilitimi dhe moderimi i sesioneve
· Liderizmi
· Shkathtësi e hulumtimit
· Shktahtësi e të shruarit e raportit

Profesori Cvetko Smilevski nga qendra Detra, ishte trajner në këtë trajnim. Për më shumë informacione kontaktoni: ibrahimi@ecmirom.org

 

Takimi midis QEÇP dhe sekretarit të Komisionit Parlamentar të shëndetësisë

Këshilltarët për politika pranë QEÇP-së, zonjushat Marija Nashokovska dhe Jasminka Bllazheva,bashkë me suhtruesen e detyrës shefe e zyrës z-sha Loza O’Flaerti më 27
Janar të vitit 2005 në Parlamentin e RM-së, realizuan takimin me sekretaren e Komisionit Parlamentar të shëndetsisë z-njën Vasillka Ilievska.
Qëllimi i takimit ishte që z-nja Ilievska të informohet për suksesin e Inicijativës për dijalog strategjik pranë QEÇP-së të realizuar në vitin 2004, me ç’rast u dorëzuan edhe kopje të rekomandimeve që dolën nga puna e anëtarëve të grupit punues të shëndetsisë. Përfaqësuesit e QEÇP-së dhe z-nja Ilievska shkurtimisht diskutuan shkurtimisht për natyrën dhe përmbajtjet e rekomandimeve, me ç’rast z-nja Ilievska shfaqi kënaqësinë që mund ta ofrojë përkrahjen e saj për QEÇP-në në organizimin e prezentimin formal të rekomandimeve që do ta bënte grupi punues i shëndetsisë para Komisionit Parlamentar për shëndetësi, prezenti ky që duhet të realizohet në periudhën vijuese.
Për më shumë informacione kontaktoni: nasokovska@ecmimacedonia.org

 

 

 

 


 
Department of Foreign Affairs - Gouvermant of Ireland Swedish International Development Cooperation Agency Royal Danish Ministry of Foreign Affairs The Royal Norwegian Foreign Ministry British Embassy - Skopje Department of Foreign Affairs - Gouvermant of Ireland