Misioni

Qendra Evropiane për Cështje të Pakicave i zhvillon marrëdhëniet ndëretnike në Evropë nëpërmjet implementimit të aktiviteteve, kërkimeve dhe dokumentimit. Jep përkrahje proceseve stabilizuese në regjionet ku egzistojnë konflikte, tensione etnopolitike dhe përkrah përforcimin e legjislativës relevante dhe praktikimit të mirtë të sundimit. Stimulon edhe zmadhimin e kapaciteteve të aktorëve në sektorin civil dhe atë publik për lidhjen e ndërsjellë në mënzrë konstruktive dhe të qëndrueshme.

Qendra Evropiane për çështje të pakicave, Qendra aksionale-orientuese Gjermano-daneze që ofron ekspertizë në fushën e zgjidhjes së konflikteve, ka për intencë të përmirësojë marrëdhëniet midis minoriteteve dhe shumicës përmes mundësimit të dijalogut midis palëve të interesuara relevante në një vend ose regjion të caktuar.
QEÇP, me këtë është kyçur në ndërtimin e kapaciteteve për organizatata e minoriteteve, si dhe në përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve qeveritare, në pikpamje të promovimit të interakcionit midis shumico-minoritar sipas standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

QEÇP kombinon bazën e fuqishme hulumtuese me qasje me orientim aksional. Të gjitha projektet dalin nga vlerësimi i detajuar i nevojave, duke u thirur në kompetencën akademike të qendrës dhe diturisë e qasjes së saj unikale drejtë bashkësive të interesuara në rajonet e veprimit. Edhepse QEÇP kryesisht është e finansuar nga qeveritë, prapseprap tërësisht është e pavarur në pikpamje të zgjedhjes së projekteve dhe implementimit të tyre. Duke pasur parasysh statusin unikal, QEÇP aktivizohet atje ku organizatat brenda-qeveritare dhe ato joqeveritare (OJQ-të) që nuk i shfrytëzojnë këto përparësi kanë vështirësi në veprimin. QEÇP, poashtu është në gjendje të reagojë shumë shpejtë nëse gjendja e imponuar e imponon këte.

Në Republikën e Maqedonisë QEÇP është e pranishme nga fillimi i vitit 2001 me qëllim që të kontribuojë pëe bashkëpunimin midis palëve kyç në këtë vend, në fushën e përmirësimit të tolerancës ndëretnike, respektimit të dallimeve dhe dijalogut midis të gjithëve që jetojnë në Maqedoni dhe që të ndihmojë në mënyra shumë konkrete se si bashkëpunimi ndëretnik kontribuon drejtë rezultateve pozitive të të gjitha bashkësive.

Menjëherë pas konfliktit etnik në vitin 2001, QEÇP facilitoi themelimin e Rrjeti i OJQ-ve të QEÇP-së për përmirësimin e e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni. Në këtë periudhë QEÇP vendos të punojë me organizatat civile si kanal më i pranueshëm dhe partner më i qelluar për aksion në fushën e marrëdhënieve ndëretnike. Që nga themelimi i saj, Rrjeti i OJQ-ve të QEÇP-së shpejtë u zhvillua në Rrjet dinamik i menaxhuar nga anëtaret, qëllimi i të cilit është përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike përmes promovimit të bashkëpunimit të OJQ-ve anëtare në identifikimin e bazës së përbashkët të veprimit për çështjet që kanë të bëjnë me përparimin e dijalogut ndëretnik. Pastaj, Rrjeti i përbërë nga 78 organizata që punojnë në teren, vazhdimisht punoi në rritjen e kredibilitetit të OJQ-ve me rastin e përfaqësimit të bashkësive të tyre lokale dhe me rastin e ndërtimit të kapaciteteve të OJQ-ve lokale përmes konspetualizimit dhe implementimit të projekteve të përbashkëta.

Edhepse përmirësimi i statusit administrativ të Romëve që në vitin 1989 dhe mungesa e strategjive për përjashtimin e Romëve kontribuoi për përjashtimin e Maqedonisë nga numri imadh ivendeve tjera post-komuniste, periudha postkomuniste është vlerësuar si vazhdim i raktikës së përgjithshme të lënies pas dore që është karakteristike për regjimin jugosllav. Kjo lënie pas dore lë vakum të rëndësishëm që duhet të plotësohet nga aktorë jashtë pushtetit për shkak të mungesës së strategjisë dhe ekspertizës qeveritare (let alone an office) që ka për qëllim përmirësimin e sumë gjërave për ate që ende mbetet si popullsi më e paprivilegjuar në njërën nga vendet më të varfëra në rajonin më të paprivilegjuar, duke lënë hapësirë të gjërë për përmirësime jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë. Aq më tepër, përpjekjet e deritanishme të aktorëve ndërkombëtar në Maqedoni kanë qenë sporadike dhe nuk është bërë vlerësimi global i nevojave para asaj të përkrahur dhe të finansuar nga SIDA në Qershor të vitit 2003. lerësimi i parë Global Ii nevojave të popullatës Rome në Maqedoni u realizua nga QEÇP.. Rezultatet e hulumtimit pasqyrojnë qartë nevojën për mobilizimin e ekspertëve romë që do të punojnë në integrimin e Romëve në Maqedoni. Gjatë gjysmës së vitit 2004 QEÇP lansoi projektin Grupet eksperte Rome për integrimin e romëve.

Gjatë vitit 2003, QEÇP hetoi mundësinë reale për bashkëpunim me institucionet e sistemit si në nivel lokal ashtu edhe në nivel nacional. Njohuria e këtillë ishte pikënisje për fillimin e Iniciativës për dijalog strategjik në vitin 2004. Ky projekt themeloi katër grupe punuese për të shqyrtuar çështjet me interes nga lëmia e arsimit, ekonomisë, mnrojtjes shëndetsore dhe të drejta e njeriut. Anëtarët e këtyre grupeve punuese janë shembuj reprezentativ të palëve që janë të involvuara e që kanë interesim në këto lëmi strategjike. Qëllimi strategjik i këtyre grupeve punuese është identifikimi i problemeve dhe krijimi i rekomandimeve që do tu ndihmojnë faktorëve të vendimmarrjes në formulimin dhe implementimin sa më të shpejtë e strategjive inkluzive që do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve, do të përforcojnë parimin e sundimit të së drejtës dhe do të sigurojnë gjasa më të mira ekonomike për personat me përcaktime të ndryshme që jetojnë në Maqedoni.

Sot, QEÇP ka të zhvilluar programin multidimensional për veprim civil i cili kyç me sukses edhe instucione qeveritare nga niveli lokal dhe nacional.

fillimi i faqes
 



Department of Foreign Affairs - Gouvermant of Ireland Swedish International Development Cooperation Agency Royal Danish Ministry of Foreign Affairs The Royal Norwegian Foreign Ministry British Embassy - Skopje Department of Foreign Affairs - Gouvermant of Ireland