Publikime
 



 


Që ka të bëjë me Udhëzimet rajonale për integrimin e Romëve

www.ecmirom.org

Edhepse përmirësimi i statusit administrativ të Romëve që në vitin 1989 dhe mungesa e strategjive për përjashtimin e Romëve kontribuoi për përjashtimin e Maqedonisë nga numri imadh ivendeve tjera post-komuniste, periudha postkomuniste është vlerësuar si vazhdim i raktikës së përgjithshme të lënies pas dore që është karakteristike për regjimin jugosllav. Kjo lënie pas dore lë vakum të rëndësishëm që duhet të plotësohet nga aktorë jashtë pushtetit për shkak të mungesës së strategjisë dhe ekspertizës qeveritare (let alone an office) që ka për qëllim përmirësimin e sumë gjërave për ate që ende mbetet si popullsi më e paprivilegjuar në njërën nga vendet më të varfëra në rajonin më të paprivilegjuar, duke lënë hapësirë të gjërë për përmirësime jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë. Aq më tepër, përpjekjet e deritanishme të aktorëve ndërkombëtar në Maqedoni kanë qenë sporadike dhe nuk është bërë vlerësimi global i nevojave para asaj të përkrahur dhe të finansuar nga SIDA në Qershor të vitit 2003.
lerësimi i parë global Ii nevojave të popullatës Rome në Maqedoni u realizua nga QEÇP prej Shtatorit deri në Nëntor të vitit 2003. Pas hulumtimit ekstenziv dhe konsultimet me palët e interesuara lokale, u definuan katër lëmi kryesore me qëllim të vlerësimit të nevojave: arsim, shëndetsi, të drejtat qytetare dhe punësimi. Për çdo lëmi kryuesore, kujdesi iu kushtua jo vetëm gjendjes së përgjithshme të popullatës Rome , por edhe më konkretisht - pozitës së gruas Rome . Rezultatet e vlerësimit të nevojave shfaqin centralizimin e arsimit në llogari të mungesës komparative të Romëve në lëmin e shëndetësisë, të drejtat e njeriut dhe punësimin, me nivelin e ulët të arsimimit të Romëve që është e spjegueshme me pengesat gjuhësore, kushtet materijale, dinamika e familjeve dhe izolimi etnik. Ndërkaq, gjendja e pavolitshme e grave Rome në raport me kushërinjtë e tyre meshkullor mund parimisht të spjegohet me martesën e tyre të vajzave para kryerjes së shkollës tetëvjeçare,, gjendja komparative e pavolitshme e grave Rome në tre lëmitë tjera kryesore spjegohet me dallimet në suksesin në arsim

fillimi i faqes

 

 

Rrjeti i OJQ-ve të QEÇP-së për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë

Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave (QEÇP), qendër aksioni gjermano-daneze për ekspertizë lidhur me konfliktin etnopolitik  dhe zgjidhjen e tij, për këtë arsye filloi me programën shumështresore për shoqërinë civile që i përket Ballkanit. Element kyç është bashkpunimi i ngushtë me partnerët lokal, e drejta e të cilëve mbi këto projekte me kohë rritet. Ky projekt i Tryezës së rrumbullakët të OJQ-ve për marrëdhënie ndëretnike në IRJ Maqedoni ka për qëllim t’i aftësojë OJQ-të lokale të krijojnë projekte me kualitetit të lartë lidhur me shoqërinë civile. Ky projekt  në mënyrë direkte i fton këto organizata ta shqyrtojnë rolin e tyre për të përfaqësuar interese dhe jo grupe etnike.
Nё 2001 projekti është i organizuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë lokal, Qendrën për refugjatë dhe migrime të dhunshme (QRMDH) pranë Institutit për hulumtime sociologjike, politike dhe juridike (IHSPJ) (Universiteti “Kiril dhe Metodij”-Shkup).
Për shkak të numrit të madh të OJQ-ve në IRJ Maqedoni, prej të cilave të gjitha nuk janë aktive njësoj, projekti të fillojë me 43 OJQ të cilat janë treguar, të cilat të aprovojnë kodeks të përvojës më të mirë, i cili do t’i ftojë të tjerët që t’i bashkangjiten. Ato të jenë të angazhuara në tentimet për bashkëpunim për krijim të projekteve inklusive dhe të mirëmbajtura, të cilat do të kënë rezultat mbi shoqërinë e Maqedonisë. Më vonë, këto projekte do t’u prezentohen trupave ndërkombtare për financim. Gjithashtu, mund të ofrohen këshilla dhe ndihma në implementimin e projekteve  mirpo pasi që të ketë filluar më financimi. Aq më shumë,  rezultati i kësaj iniciative mund të përhapet nëpërmjet të lidhurit me iniciativa të rrjetit të OJQ-ve në shtetet tjera balkanike.
Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave (QEÇP), organizuan mbledhjen e parë të Tryezës së rrumbullakët të OJQ-ve për marrëdhënie ndëretnike në IRJ Maqedoni, në Flensburg, Gjermani, prej 10 deri 13 dhjetor të vitit 2000. Në këtë mbledhje morrën pjesë më shume se 20 OJQ lokale nga Shkupi dhe pjesë tjera të vendit , të cilat më së shumti merren me çështje nga e drejta e njeriut, shoqëria civile dhe zgjidhja e konflikteve, çështje lidhur me gratë dhe mediumet. Në po të njejtën kohë, ishte e përfaqësuar pjesa më e madhe e komunitetve etnike të cilat jetojnë në vend (shqiptar, boshnjak, maqedonas, rom, serb, turk, dhe vlleh). Më tej, ishin të ftuar edhe përfaqësues të OSBE-së dhe të Këshillit të Evropës si dhe tetë ekspertë ndërkombtar për çështje të pakicave dhe lidhje rrjetore nga fusha e të drejtave të njeriut dhe pakicave. Gjuha në të cilën u punua ishte gjuha angleze. Kjo ishtë një nga sëra e ngjarjeve në kuadër të një projekti më të madh të QEÇP i quajtur “Tryeza e rrumbullakët e OJQ-ve për marrëdhënie ndëretnike në IJR Maqedoni”. Mbledhja e parë u mbajt në Flensburg, në zemrën e rajonit meskufitar gjermano-danez, me qëllim që të ofrohet mjedis dhe atmosferë neutrale të cilat do të kishin promovuar dialog, bashkëpunim dhe shkëmbim të ideve. Ky vendim, gjithashtu ishte i motivuar nga dëshira e pjesëmarrësëve maqedonas të mësojnë më shumë për përvojat në marrëdhëniet mes pakicës dhe shumicës. Fillimi i projektit ishte i mundësuar me grantet shpirtgjera të Ministrisë për punë të jashtme të mbretërisë daneze (Sekretariati për paqe dhe stabilitet/FRESTA) dhe Ministrisë për punë të jashtme të mbretërisë norvegjeze. QEÇP falemnderon shumë këtë mbështetje. Idea e inicimit të këtij projekti lindi më dhjetor të vitit 1999 dhe u lansua e përcjellur me hulumtim të gjerë, përgatitje si dhe vizitë aktuale e vendit në Qershor të vitit 2000.

Deklarata nismëtare

Krijimi dhe zhvillimi i rrjetit të OJQ-ve kushtuar përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë

Qëllimi i përgjithshëm i projektit

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ishte promovimi i bisedave konstruktive mes OJQ-ve në Maqedoni për marrëdhëniet ndëretnike me qëllim të identifikimit të bazës së përbashkët për aksion. Në fillim të projektit u përcaktuan dy qëllime kryesore: (1) të inkurajohet zhvillimi i projekt propozimeve të përbashkëta të OJQ-ve të cilat i tejkalojnë vijat etnike dhe të cilat janë përgjegje e nevojave të bashkësive lokale; dhe (2) të themelohet rrjet i OJQ-ve e përkushtuar të punojë së bashku me qëllim të përmirësimit të komunikimit ndëretnik dhe marrëdhënieve ndëretnike. Pas një dite, krahas pengesave të mëdha ky qëllim u arrit: më 18 dhjetor 2001 “OJQ Rrjeti për Përmirësimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Republikën e Maqedonisë i QEÇP” zyrtarisht u lansua në Shkup.

Qëllimet  e rrjetit

  • Promovimi i bashkëpunimit të ndërsjellë nëpërmjet këmbimit të kapaciteteve në dispozicion
  • Inicimi dhe jetësimi i projekteve të përbashkëta
  • Rritja e kredibilitetit të OJQ-ve në shoqëri
  • Krijimi dhe zhvillimi i strategjisë së përbashkët për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike
  • Zgjerimi i rrjetit

Memorandumi për bashkëpunim

Rrjeti i QEÇP-së i OJQ-ve ka qenë rrjet i udhëhequr nga anëtarët, duke u mbështetur në dokumentin e tij kyç Memorandumin për bashkëpunim udhërrëfyesit e të cilit kryesisht janë themeluar në vitin 2001. Memorandumi për bashkëpunim përmbante kriteret për pranim e OJQ-ve në Rrjetin e OJQ-ve të QEÇP-së, Kodeksin e sjelljes dhe Planin aksional të OJQ rrjetit, që në vitin e themelimit. Mandej, në dokumentin e themelimit ishin përfshirë edhe Amendamentet plotësuese që reflektonin ndryshimet e nevojshme të Rrjetit. Duke pasur parasysh se OJQ-re anëtare për çdo vit duhej të shfaqin pajtueshmërinë ndaj Memorandumin për bashkëpunim, ata kishin ndjenjën e fuqishme të pronësisë ndaj QEÇP Rrjetit. Ata ndjenin se nevojat e tyre individuale duhet të inkorporohen në te, por njëkohësisht ata kishin parasysh edhe interesat e të gjitha anëtareve të rrjetit.

Trupi koordinues i QEÇP Rrjetit të OJQ-ve

Trupi kordinues ka qenë i përbërë nga dymbëdhjetë përfaqësues të OJQ-ve dhe një përfaqësues i QEÇP-së. Gjashtë anëtarë të Trupit Kordinues kanë përfaqësuar përbërjen multietnike të Rrjetit, ndërsa gjashtë të tjerët regjionet ku kanë qenë të vendosura Qendrat rajonale. Trupi koordinues ka qenë i udhëhequr nga Kryesuesi.
Trupi koordinues ka pasur të gjitha përgjegjësitë kryesore për implementimin e aktiviteteve; për të tubuar anëtarët e rrjetit; për strategjinë e qëndrueshme të rrjetit; për lobimin e përbashkët të rrjetit; për mbajtjen e kontakteve të rregullta me Qendrat rajonale.

EQÇP Qendra Regjionale Resurse

Gjatë vitit 2002 janë themeluar gjashtë Qendra Rajonale Resurse të OJQ-ve si bazë neutrale për të gjitha OJQ-të anëtare të rrjetit për zhvillimin, koordinimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta që kanë kryqëzuar çështjet ndëretnike.
Qendrat rajonale kanë qenë të themeluara në Shkup,Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Manastir dhe Shtip. Qendrat Rajonale Resurse kanë qenë posaçërisht të rëndësishme për shkak se u kanë mundësuar OJQ-ve anëtare hapësirë neutrale për t’i tejkaluar pengesat dhe të jenë mbi dhe jashtë politikave etnike.

Qëllimet kryesore të rrjetit kanë qenë

Zgjërimi i kapaciteteve të OJQ-ve anëtare me qëllim që të mund të nxisin dhe të implementojnë projekte ndëretnike (përmes trajnimit, këshillave, organizimit të dijalogut midis OJQ-ve dhe atyre që shfrytëzojnë shërbimet e tyre, mandej me autoritetet lokale dhe mediat lokale, dhe një sërë masash tjera që kanë kontribuar për zgjërimin e kapaciteteve);
Përforcimi i kredibilitetit të OJQ-ve anëtare përmes zhvillimit dhe përmbajtjes ndaj Kodeksit të përbashkët të sjelljes;
Përkrahje në krijimin e projekteve të përbashkëta ndëretnika nga vetë OJQ-të, prezentimi i tyre para donatorëve dhe implementimi i tyre në pajtim të përpiktë me këto kritere.

Viti 2004

Rreth 70 OJQ-re nga Maqedonia u bënë pjesë e rrjetit dhe bënë përpjekje të bashkuar që të identifikojnë bazën e përbashkët për aksion për çështjet që kanë qenë të rëndësishme në përparimin e dijalogut ndëretnik në Republikën e Maqedonisë. Aktivitetet e tyre vendimtare që i realizuan i bënë të jenë partnerë të njohur dhe të respektuar në bashkësi. Kjo solli deri te partneriteti i tyre i madh me pushtetin lokal dhe me biznes sektorin. Gjatë ekzistimit të Rrejtit të QEÇP të OJQ-ve, anëtaret kanë gjeneruar mbi 140 dhe kanë implementuar mbi 60 pilot projekte të përbashkëta që kanë kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.
Kështu, gjatë viteve 2002 dhe 2003 janë themeluar Nënrrjetet e brendshme, e këto janë Iniciativa Multikulturore Rinore (IMR), Rrjeti Arsimor, Rrjeti i ambijentit jetësor dhe Grupi Punues mbi të drejtat e pakicave. Ndaras nga nënrrjetet e themeluara zyrtarisht, një numër i madh i OJQ-ve Rome në Rrjetin e QEÇP-së poashtu krijojnë bashkëpunim spontan të ndërsjellë.
Nënrrjetet e brendshme janë të qëlluara për anëtaret e tyre për shumë shkaqe. Në radhë të parë, gjithmonë është më e suksesëshme për të gjitha OJQ-të anëtare që t’i adresojnë çështjet prioritare dhe çështjet me interes të përbashkët, në nivel nacional. Aq më tepër, fuqia kumulative e OJQ-ve që kanë punuar bashkarisht është shumë më e madhe krahësuar me kapacitetet e tyre individuale. Nënrrjeti poashtu është më i suksesëshëm në monitoringun e politikës qeveritare në fushat e tyre specifike të punës. Lobimi për prioritetet e vendosura të OJQ-ve si dhe aftësitë si rrjet të OJQ-ve anëtare në nënrrjetet rritet edhe më tepër. Marrë në tërësi, mund të konstatohet se nënrrjetet i kanë shtuar një plus substancial rrjetit për shkak se ato janë të orientuara në mënyrë profesionale dhe janë indikacion i qëndrushmërisë së rrjetit.

Mbarimi i projektit

Gjatë vitit 2003 dhe 2004, përmes Trupit Koordinues, QEÇP facilitonte në elaborimin e strategjisë për periudhën e viteve 2005 – 2007 e cila është e disenjuar që të sigurojë zhvillimin dhe qendrueshmërinë e mëtejme të këtij projekti. Ky projekt tani është kompletuar dhe ofron dëshmi të qarta për suksesin e kësaj iniciative afatgjatë të QEÇP-së. Si pjesë e strategjisë të qendrueshmërisë dhe zhvillimin e mëtejmë, vetë anëtaret e rrjetit e disenjuan dhe e filluan implementimin e inicijativave vijuese përparimtare dhe posaçërisht interesante:

  • Vendosja e OJQ koalicioneve Rajonale në Manastir, Tetovë dhe Kumanovë si kualicione formale të cilat në mënyrë parësore do të funksionojnë në nivel lokal në periudhën prej vitit 2005 – 2007,
  • Krijimi i Rrjetit të pavarur nacional të OJQ-ve – Iniciativa për zhvillimin e shoqërisë, e cila do të funksionojë me mision të ri që do të fokusohet në zhvillimin ekonomik përmes participimit, integrimit dhe mundësive të barabarta,
  • Zhvillimi i Rrjeteve sipas sektoreve (rrjeti ekologjik, iniciativa multikulturore rinore, rrjeti arsimor dhe grupi punues për çështje të pakicave).

Pasiqë QEÇP tërhiqet nga involvimi i saj nga kjo iniciative dhe hyn në fazë të re dinamike të funksionimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2005, ju dëshirojmë zhvillim të shpejtë këtyre iniciativave dhe transformimin e tyre në struktura të pavarura dhe të qendrueshme. QEÇP përshëndet krijimin e këtyre formacioneve të reja shoqërore civile dhe ju dëshiron sukses të plotë organizatave – anëtare në punën e tyre të mëtejme.

fillimi i faqes

 




Inicijativa për dijalog strategjike

Inicijativa për dialogjet strategjike formoi katër grupe punuese të cilat diskutojnë për problemet që kanë të bëjnë me arsimimin, ekonominë, shëndetsinë dhe të drejtat e njeriut. Anëtarët e grupit punues janë përfaqësues të institucioneve me ndikim nga çdo lëmi. Qëllimi primar i këtyre grupeve punuese është ti identifikojnë problemet dhe të bëjnë rekomandime të cilat do tju ndihmojnë atyre që sjëllin vendime, të formojnë dhe implementojnë politikë të drejtë dhe kyqëse e cila do ti përmirsojë kualitetet e shërbimeve, do ta përforcojë qeverisjen e së drejtës, dhe do të mundësojë mundësi më të mira ekonomike për të gjithë popujt që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.
Qëllimi sekundar, përforcimi i komunikimit, dhe vendosja e mardhënjeve punuese ndërmjet anëtarëve të cilët u takojnë segmenteve të ndryshme të shoqerisë.
Secili grup punues numëron prej 10-15 ekspertë nga tre profile të ndryshme profesionale: politikan dhe përfaqësues të qeverisë, profesor universitar, profesional dhe ekspertë në lëmit relevante si dhe udhëheqës të aktiviteteve në OJQ-të. Anëtarët e grupeve punuese u takojnë të gjitha bashkësive etnike dhe religjioze në Maqedoni dhe numri më i madh i tyre janë nga Shkupi, ndërsa anëtarët tjerë vijnë nga Tetova, Gostivari, Manastiri, Shtipi dhe Kumanova.
Secili grup punues takohet në çdo të tretën ose të katërtën javë dhe puna e tyre rrjedh nëpër një sërë hapash për identifikimin, definimin dhe prioritizimin e lëmive kryesore të cilat shkaktojnë probleme ndërsa të cilat janë në lidhje me punën e tyre, mbledhja e informatave plotësuese për problemet primare, analizimi i informatave, pregaditja e rekomandimeve dhe zhvillimi i strategjisë për prezentimin e të njejtave.
Kah fundi i këtij viti, secili grup punues do të mbajë pres konferencë në të cilën do ti prezentojnë rezultatet dhe rekomandimet që kanë të bëjnë me problemet.
Menjëher pas kësaj do të organizohen takime bilaterale ndërmjet përfaqësuesve të grupeve punuese dhe persona relevante nga institucionet dhe organizatat të cilat ishin të numruara në rekomandimet.
Me planifikimin e kohës për punë me institucionet dhe organizatat të cilat kanë mandat për implementimin e reformave do ta rrisim mundësinë që rekomandimet të kuptohen dhe pranohen.

fillimi i faqes

 

Department of Foreign Affairs - Gouvermant of Ireland Swedish International Development Cooperation Agency Royal Danish Ministry of Foreign Affairs The Royal Norwegian Foreign Ministry British Embassy - Skopje Department of Foreign Affairs - Gouvermant of Ireland