| |
|
|
Mark Veler është Drejtor i Qendrës Evropiane për Çështje të Pakicave, ligjerues i të drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare pranë Univerzitetit të Kembrixhit, si dhe bashkëpunëtor i Qendrës Lauterpacht për hulumtime në lëmin e të drejtës ndërkombëtare dhe i Hughes Hall. Ai poashtu është drejtor i Projektit Karnegi-Kembrixh për çthurjen e çështjeve të vetëpërcaktimit përmes ndarjes komplekse të pushtetit. Ai është ekspert për konflikt menaxhment dhe ndërtim të paqës pas konfliktit dhe njëkohësisht është autor/botues të disa librave dhe publikimeve tjera që e përfshijnë të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e vetëpërcaktimit dhe të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Krahas me angazhimin e tij akademik, ai është edhe këshilltar i qeverive dhe i delegacioneve pranë Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuaram, e veç kësaj ka marrë pjesë edhe në një numër të madh të përpjekjeve ndërkombëtare për çthurjen e konflikteve etnopolitike në Evropë dhe në botë.
Kontakte:
Email: kliko për më tepër |
 |
|
Eva Çulinski është Zëvendës drejtore e QEÇP. Ajo vjen nga zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut në Varshavë, ku disa vite me radhë ka punuar si Projekt koordinatore. Ajo ka përvojë të madhe në menaxhmentin dhe zhvillimin e projekteve akademike si dhe përvojë këshillimi në lëminë e demokratizimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe programeve të mbrojtjes. Ajo ka përvojë të gjërë si hulumtuese, si dhe përvojë nga tereni në rajonin e Kaukazit, Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore që është marrë me të drejtat e njeriut në OSBE (Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë), ka punuar edhe si asistent profesore dhe hulumtuese pranë Institutit East-West Studies në Univerzitetin South Jutland, në Danimarkë.
Kontakte :
Email : kliko për më tepër
|
 |
|
Eben Friedman është Përfaqësues Rajonal. Pasiqë ka kaluar dy vjet në realizimin e punës në teren në Maqedoni dhe Sllovaki,në Shtator të vitit 2002 përfundoi doktoranturën e tij në shkencat politike në Univerzitetin e Kalifornisë. Titulli i disertacionit ishte “Sqarimi i integrimit politik të pakicave: Romët si rast i vështirë”. Ai gjithashtu ka diplomë magjistrature në shkencat politike të Univerzitetit John Hopkins.
Kontakte:
Email: kliko për më tepër
Telefonit: + 389 2 3215-637
Faksit: +389 2 3215-639 |
 |
|
Jasmina Ristic është emëruar si
Administrator/ Financor menaxher në QEÇP. Ajo ka përvojë pesëvjeçare në disa organizata ndërkombëtare. Roli i saj është asistimi në çështjet finansiare që kanë të bëjnë me Qendrat Rajonale dhe me dhënien e përkrahjes finansiare për grantet e miratuara për OJQ-të anëtare .
Kontakte:
E-mail: kliko për më tepër
Telefonit: + 389 2 3215-637
Faksit:+389 2 3215-639
|
 |
|
Verica Grdanovska është Menaxhere e QEÇP të Maqedonisë për marrëdhënie me opinionin. Ajo është përgjegjëse për zhvillimin dhe kultivimin e ueb faqeve të projekteve, publikimet e shtypura interne dhe publike, informatorëve elektronik dhe të kontakt listave, për kontaktet me mediat dhe për përkrahjen logjistike të aktiviteteve të QEÇP të Maqedonisë.
Kontakte:
E-mail : kliko për më tepër
Telefonit: + 389 2 3215-637
Faksit: +389 2 3215-639
|
 |
|
Gordana Rodiq është program Menaxhere e projektit “Ekspert grupe Rome për integrimin e Romëve”. Magjistre e gjuhës angleze dhe letërsisë në Univerzitetin e Utrehtit, në Holandë. Përvoja e saj e punës është e ndërlidhur me OJQ-të nga hapësirat e ish Jugosllavisë dhe të Holandës. Gjatë disa viteve paraprake ka punuar për UNPROFOR-in, në Univerzitetin e Utrehtit në pjesën për studime të grave si dhe në organizatën joqeveritare holandeze “Pharos” si oficere për marrëdhënie ndërkombëtare. Përmes programit Admira fiton mundësinë për bashkëpunim të afërt me OJQ-të Rome nga Maqedonia dhe Serbia në fushën e diskriminimit dhe ndikimit të tij mbi dhunën familiare 3
Kontakte:
Email: kliko për më tepër
Telefonit: + 389 2 3215-637
Faksit: +389 2 3215-639 |
 |
|
Ibrahim Ibrahimi është Projekt menaxher i Projektit “Grupe eksperte Rome për integrimin e Romëve”. Vijon studimet postdiplomike në Fakultetin ekonomik në Shkup. Ka punuar si program menaxher i programit “Romaversitas” të Fondacionit Instituti Shoqëria e hapur Maqedonia Ka punuar si konsultues I Këshillit të Evropës – shkalla e punësimit dhe Romët. Poashtu është anëtar I Bordit të Komitetit të Helsinkit të Maqedonisë .
Kontakte:
Email kliko për më tepër
Telefonit: + 389 2 3215-637
Faksit: +389 2 3215-639
|
 |
|
Sait Demir është emëruar si Projekt asistent të iniciativës “Grupe eksperte Rome për integrimin e Romëve”. Ai ka përvojë trevjeçare në sektorin e OJQ-ve si kontabilist dhe aktivisht është kyçur në projekte që janë të lidhura ngushte me çështjet e Romëve. Sait është inxhinier i diplomuar i makinerisë dhe interesimet e tija janë të ndërlidhura me inxhinierinë dhe teknologjitë informatike .
Kontakte:
Email: kliko për më tepër
Telefonit: + 389 2 3215-637
Faksit: +389 2 3215-639 |
 |
fillimi i faqes
|
|