|
DEKLARATË
Nga mbledhja e Parë e tryezës së rumbullakët të OJQ për
“Marëdhëniet ndëretnike në IRJ të Maqedonisë” e organizuar nga
Qendra evropiane për çështje të pakicave (ECMI)
( Qendra evropiane për çështje të pakicave, Flensburg, Gjermani, 10-13 dhjetor 2000)
Prej 10 deri 13 dhjetor të vitit 2000, në Flensburg, në frymën e bashkpunimit konstruktiv u mbajt mbledhja e parë e Tryezës së rumbullakët të OJQ-ve.
Të gjithë të pranishmit në këtë mbledhje (shihni Listën e pjësëmarrësëve), shprehën përmbajtjen e tyrë njëzërëshe për qëllimet e Paktit për Stabilitet në Evropën Juglindore dhe gatitshmërine e tyre të bashkpunojnë njëri me tjetrin si mbështetje e këtyre qëllimeve.
Përveç asaj, pjesëmarrësit i ftojnë vendet anëtare në Paktin për stabilitet ta shqyrtojnë mundësinë për ndërtim të kanaleve efi kas e për komunikim dhe mekanizma të përshtatshëm për konsultim, gjë e cila do t’u mundësojë edhe OJQ-ve edhe shoqërive të civilizuara në Evropën Juglindore të kenë qasje direkte në Paktin për stabilitet dhe sidomos në Tryezën punuese për të drejta të njeriut dhe demokratizim.
OJQ-të maqedonase prezente ne Tryezën e rrumbullakët i pranuan principet dhe planin për aksion të mëposhtëm, të cilat duhet të përpunohen në një nga mbleddhjet e ardhshme:
1. Bashkesia e OJQ-ve luan rol të rëndësishëm në thellësimin e demokracisë, të drejtate e njeriut, zhvillimin social dhe ekonomik dhe drejtësinë në Evropën Juglindore. Tryeza e rrumbullakët e OJQ-ve shërben për t’u ndihmuar OJQ-ve ta implementojnë atë rol në përputhje më principet e tolerancës, besimit të ndërsjelltë, efi kas itetit dhe transparencës.
2. Tryeza e rrumbullakët e OJQ-ve do të krijojë strukturë e cial do t’u ndihmojë OJQ-ve në krijimin e projekteve, të formuluara në pjtim me këto principe. Veçanarisht përkrahet bashkpunimi ndëretnik e kahëzuar kah këto qëllime.
3. Ndihmësit e ECMI, në bashkpunim të ngushtë me projekt-partnerët lokal, do të formojnë një rrjet elektronik për konsultim mes OJQ-ve anëtare dhe një web-qendër për resurse për përpunim të përbashkët të projekteve.
4. Gjthashtu, ECMI do të siguroj ndihmë direkte OJQ-ve anëtare në përgatitjen e planit për propozim-propjekte nëpërmjet personelit të vet dhe nëprmjet formimit të kontakteve me agjensionet për finansim, duke inkuadruar këtu edhe Paktin për stabilitet për Evropën Juglindore.
5. Përveç OJQ-ve, prezente në mbledhjen e parë të Tryezës së rrumbullakët, do të ftohen edhe të tjera, që të japin kontributin e vet në procesin e ndjekjes, që duhet të orrganizohet në mbledhjen e dytë të Tryezës së rrumbullakët, e cila duhet të mbahet ne prill të vitit 2001 në Republikën e Maqedonisë.
Flensburg, Gjermani 5 shkurt 2001.
|