|
Si kemi filluar ?
Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave (QEÇP), qendër aksioni gjermano-daneze për ekspertizë lidhur me konfliktin etnopolitik dhe zgjidhjen e tij, për këtë arsye filloi me programën shumështresore për shoqërinë civile që i përket Ballkanit. Element kyç është bashkpunimi i ngushtë me partnerët lokal, e drejta e të cilëve mbi këto projekte me kohë rritet. Ky projekt i Tryezës së rrumbullakët të OJQ-ve për marrëdhënie ndëretnike në IRJ Maqedoni ka për qëllim t’i aftësojë OJQ-të lokale të krijojnë projekte me kualitetit të lartë lidhur me shoqërinë civile. Ky projekt në mënyrë direkte i fton këto organizata ta shqyrtojnë rolin e tyre për të përfaqësuar interese dhe jo grupe etnike.
Nё 2001 projekti është i organizuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë lokal, Qendrën për refugjatë dhe migrime të dhunshme (QRMDH) pranë Institutit për hulumtime sociologjike, politike dhe juridike (IHSPJ) (Universiteti “Kiril dhe Metodij”-Shkup).
Për shkak të numrit të madh të OJQ-ve në IRJ Maqedoni, prej të cilave të gjitha nuk janë aktive njësoj, projekti të fillojë me 43 OJQ të cilat janë treguar, të cilat të aprovojnë kodeks të përvojës më të mirë, i cili do t’i ftojë të tjerët që t’i bashkangjiten. Ato të jenë të angazhuara në tentimet për bashkëpunim për krijim të projekteve inklusive dhe të mirëmbajtura, të cilat do të kënë rezultat mbi shoqërinë e Maqedonisë. Më vonë, këto projekte do t’u prezentohen trupave ndërkombtare për financim. Gjithashtu, mund të ofrohen këshilla dhe ndihma në implementimin e projekteve mirpo pasi që të ketë filluar më financimi. Aq më shumë, rezultati i kësaj iniciative mund të përhapet nëpërmjet të lidhurit me iniciativa të rrjetit të OJQ-ve në shtetet tjera balkanike. Rezultat i takimit ishte nënshkrimi i Deklaratës, nga ana e pjesëmarrësve.
Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave (QEÇP), organizuan mbledhjen e parë të Tryezës së rrumbullakët të OJQ-ve për marrëdhënie ndëretnike në IRJ Maqedoni, në Flensburg, Gjermani, prej 10 deri 13 dhjetor të vitit 2000. Në këtë mbledhje morrën pjesë më shume se 20 OJQ lokale nga Shkupi dhe pjesë tjera të vendit , të cilat më së shumti merren me çështje nga e drejta e njeriut, shoqëria civile dhe zgjidhja e konflikteve, çështje lidhur me gratë dhe mediumet. Në po të njejtën kohë, ishte e përfaqësuar pjesa më e madhe e komunitetve etnike të cilat jetojnë në vend (shqiptar, boshnjak, maqedonas, rom, serb, turk, dhe vlleh). Më tej, ishin të ftuar edhe përfaqësues të OSBE -së dhe të Këshillit të Evropës si dhe tetë ekspertë ndërkombtar për çështje të pakicave dhe lidhje rrjetore nga fusha e të drejtave të njeriut dhe pakicave. Gjuha në të cilën u punua ishte gjuha angleze. Kjo ishtë një nga sëra e ngjarjeve në kuadër të një projekti më të madh të QEÇP i quajtur “Tryeza e rrumbullakët e OJQ-ve për marrëdhënie ndëretnike në IJR Maqedoni”. Mbledhja e parë u mbajt në Flensburg, në zemrën e rajonit meskufitar gjermano-danez, me qëllim që të ofrohet mjedis dhe atmosferë neutrale të cilat do të kishin promovuar dialog, bashkëpunim dhe shkëmbim të ideve. Ky vendim, gjithashtu ishte i motivuar nga dëshira e pjesëmarrësëve maqedonas të mësojnë më shumë për përvojat në marrëdhëniet mes pakicës dhe shumicës. Fillimi i projektit ishte i mundësuar me grantet shpirtgjera të Ministrisë për punë të jashtme të mbretërisë daneze (Sekretariati për paqe dhe stabilitet/FRESTA) dhe Ministrisë për punë të jashtme të mbretërisë norvegjeze. QEÇP falemnderon shumë këtë mbështetje. Idea e inicimit të këtij projekti lindi më dhjetor të vitit 1999 dhe u lansua e përcjellur me hulumtim të gjerë, përgatitje si dhe vizitë aktuale e vendit në Qershor të vitit 2000.
Deklarata nismëtare
Krijimi dhe zhvillimi i rrjetit të OJQ-ve kushtuar përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ishte promovimi i bisedave konstruktive mes OJQ-ve të vendit në Maqedoni në pyetjen për marrëdhënie ndëretnike me qëllim të identifikimit të bazës së përbashkët për aksion. U përcaktuan dy qëllime kryesore: (1) të inkurajohet zhvillimi i projekt propozimeve të përbashkëta të OJQ-ve të cilat i tejkalojnë vijat etnike dhe të cilat janë përgjegje e nevojave të bashkësive lokale; dhe (2) të themelohet rrjet i OJQ-ve e përkushtuar të punojë së bashku me qëllim të përmirësimit të komunikimit ndëretnik dhe marrëdhënieve ndëretnike. Pas një dite, krahas pengesave të mëdha këto qëllime janë arritur: më 18 dhjetor 2001 “OJQ Rrjeti për Përmirësimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Republikën e Maqedonisë i QEÇP” zyrtarisht u lansua në Shkup.
Qëllimet e rrjetit
1. Promovimi i bashkëpunimit të ndërsjellë nëpërmjet këmbimit të kapaciteteve në dispozicion
2. Inicimi dhe jetësimi i projekteve të përbashkëta
3. Rritja e ndikimit (të OJQ-ve) në shoqëri
4. Krijimi dhe zhvillimi i strategjisë së përbashkët për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike
5. Zgjerimi i rrjetit
Memorandumi për bashkëpunim (PDF,192 KB)
Rrjeti i QEÇP-së i OJQ-ve është rrjet i udhëhequr nga anëtaret, ai mbështetet në dokumentin e tij kyç Memorandumin për bashkëpunim udhërrëfyesit e të cilit kryesor janë themeluar në vitin 2001. Memorandumi për bashkëpunim krijoi kriteret për pranim në Rrjetin e OJQ-ve të QEÇp-së, Kodeksin e sjelljes dhe Planin aksional të OJQ rrjetit, që në vitin e themelimit. Mandej, në dokumentin e themelimit u përfshinë edhe Amendamentet plotësuese që reflektonin ndryshimet e nevojshme të Rrjetit. Duke pasur parasysh se OJQ-të anëtare për çdo vit duhej da shfaqin pajtueshmërinë ndaj Memorandumin për bashkëpunim, ata kishin ndjenjën e fuqishme të pronësisë ndaj QEÇP Rrjetit. Ata ndjenin se nevojat e tyre individuale duhet të inkorporohen në te, por njëkohësisht ata kishin parasysh edhe interesat e të gjitha anëtareve të rrjetit.
Trupi koordinues i QEÇP Rrjetit të OJQ-ve
Trupi kordinues është i përbërë nga dymëdhiët përfaqësues të OJQ-ve dhe një përfaqësues i QEÇP-së. Gjashtë anëtarë përfaqësojnë përbërjen multietnike të Rrjetit, ndërsa gjashtë të tjerët përfaqësojnë regjionet ku janë të vendosura Qendrat regjionale. Trupi koordinues është i udhëhequr nga kryesuesi i zgjedhur.
Trupi koordinues ka të gjitha përgjegjësitë kryesore për implementimin e aktiviteteve; për të tubuar anëtarët rrjetit; për strategjinë e qendrueshme të rrjetit; për lobimin e përbashkët të rrjetit; për mbajtjen e kontakteve të rregullta me Qendrat rajonale.
EQÇP Qendra Regjionale Resurse
Gjatë vitit 2002 u themeluan gjashtë Qendra Regjionale Resurse të OJQ-ve si bazë neutrale për të gjitha OJQ-të anëtare në zhvillimin, koodinimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta që kryqëzohen rreth çështjeve ndëretnike.
Qendrat gjenden në qytetet Shkup,Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Manastir dhe Shtip. Qendrat Rajonale Resurse janë posaçërisht të rëndësishme për shkak se u mundësojnë
2003/2004
Gjatë vitit 2003 dhe 2004, përmes Trupit Koordinues, QEÇP facilitonte në elaborimin e strategjisë për periudhën e viteve 2005 – 2007 e cila është e disenjuar që të sigurojë zhvillimin dhe qendrueshmërinë e mëtejme të kësaj iniciative. Kjo iniciativë tani është e kompletuar dhe ofron dëshmi të qarta për suksesin e kësaj iniciative afatgjatë të QEÇP-së. Si pjesë e strategjisë të qendrueshmërisë dhe zhvillimin e metëjmë, vetë anëtaret e rrjetit e disenjuan dhe e filluan implementimin e iniciajtivave vijuese përparimtare dhe posaçërisht interesante:
* Vendosja e OJQ kualicioneve Rajonale në manastir, Tetovë dhe Kumanovë si kualicione formale të cilat në mënyrë parësore do të funkcionojnë në nivel komunal në periudhën prej vitit 2005 – 2007,
* Krijimi i Rrjetit të pavarur nacional të OJQ-ve – Iniciativa për zhvillimin e shoqërisë, e cila do të funksionojë me mision të ri që do të fokusohet në zhvillimin ekonomik përmes participimit, integrimit dhe mundësive të barabarta,
* Zhvillimi i Rrjeteve sipas sektoreve (rrheti ekologjik, iniciativa multikulturore rinore, rrjeti arsimor dhe grupi punues për çështje të pakicave).
Pasiqë QEÇP tërhiqet nga involvimi i saj nga kjo iniciative dhe hyn në fazë të re dinamike të funksionimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2005, ju dëshirojmë zhvillim të shpejtë këtyre iniciativave dhe transformimin e tyre në struktura të pavarura dhe të qendrueshme. QEÇP përshëndet krijimin e këtyre formacioneve të reja shoqërore civile dhe ju deshiron sukses të plotë organizatave – anëtare në punën e tyre të mëtejme.
|