Inicijativa për dialogjet strategjike


Qëllimi

Iniciativa për dijalog strategjik është projekt i QEÇP në Maqedoni, i implementuar nga Janari i vitit 2004 deri në Mars të vitit 2005, përmes të cilit u mundësohet përfaqësuesve të institucioneve me ndikesë të punojnë sëbashku drejtë krijimit të politikave të përkrahshme dhe inkluzive. Projekti ishte i implementuar falë ndihmës së Ministrisë së punëve të jashtme të Irlandës.

Iniciativa për dijalog strategjik synon krijimin të aksionit konkret politik për implementimin e Marrëveshjes kornizë (të Ohrit), të nënshkruar në Gusht të vitit 2001 mes përfaqësuesve të katër partive më të mëdha politike në Maqedoni.
Në kuadër të kësaj iniciative u themeluan katër grupe punuese që diskutuan për problemet që kanë të bëjnë me arsimin, ekonominë, shëndetësinë dhe të drejtat e njeriut. Çdo njëri nga grupet punues përbëhej nga 10-15 ekspertë të profileve të ndryshme: politikanë dhe anëtarë të qeverisë, profesorë univerzitarë, profesionistë dhe ekspertë të lëmive të ndryshme relevante si dhe liderë dhe aktivistë të organizatave joqeveritare. Anëtarët e grupeve punuese u takojnë të gjitha bashkësive etnike dhe fetare në Maqedoni dhe shumica e tyre janë nga Shkupi, ndërsa anëtarët tjerë vijnë nga Tetova, Gostivari, Manastiri, Shtipi dhe Kumanova.

Qëllimi parësor i këtyre grupeve punuese është që t’i identifikojë problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Republikës së Maqedonisë në çdonjërën nga lëmitë si dhe të përgatisin rekomandime që do t’ju ndihmojnë njerëzve që sjellin vendime, të përpilojnë dhe të implementojnë strategji që do ta përmirësojnë cilësinë e shërbimeve, do ta përforcojnë sundimin e të drejtës, dhe do të japin mundësi më të mira ekonomike për të gjithë njerëzit që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Qëllimi sekondar i kësaj iniciative është përforcimi i komunikimit dhe vendosja e marrëdhënieve punuese mes anëtarëve të segmenteve të ndryshme të shoqërisë.
Përmes takimeve të rregullta, çdonjëri nga grupet punuese, punonte përmes një vargu të hapave të planifikuara për identifikimin, definimin dhe dhënien e përparsisë për lëmitë kryesore që shkaktojnë probleme, dhe janë në kuadër të punës së tyre, mandej, u bë grumbullimi i informacioneve plotësuese për problemet prioritare, analiza e informacioneve, përgatitja e rekomandimeve dhe zhvillimi i strategjisë së prezentimit dhe implementimit të të njejtave.

Rekomandime

Rekomandimet e Grupit punues për arsim fokusohen në kyçjen e vlerave të multi-kulturalizmit në sistemin arsimor, identifikimin e nevojave të infrastrukturës, inkurajimin e profesionalizimit/depolitizimit në këtë sektor, përmirësimin e trajnimit të arsimtarëve shkollor. Prezentime të caktuara u bënë edhe në Ministrinë e arsimit, Komisionin parlamentar për arsim, Byronë për zhvillimin e arsimit dhe para Organizatave ndërkombëtare që punojnë në Maqedoni.

Grupi punues për të drejtat e njeriut dhe për drejtësi u fokusua në gjetjen e mënyrave për përforcimin e kapacitetit të institucioneve, mandati i të cilave është mbrojtja e të drejtave të njeriut, dhe çështjet kyç siç janë nënshtetësia dhe mënyra e paligjshme e privimit nga liria.

Me qëllim që të zhvillohet një strategji e qëndrueshme në fushën e shëndetsisë, Grupi punues i shëndetësisë, rekomandoi zhvillimin e strategjisë nacionale për përkujdesje shëndetsore. Rekomandimet, para së gjithash janë të fokusuara në temat relevante dhe në përgatitjet për përpunumin e strategjisë së re si dhe të mënyrave të implementimit të saj.

Grupi punues për ekonomi aplikoi qasje të dyfishtë për çështjet ekonomike: ato makro-ekonomike dhe mikro-ekonomike. Rekomandimet u prezentuan më 13 Dhjetor në Forumin Ekonomik që u mbajt në hotelin “Holidej Inn”.

Rezultate

Gjatë Dhjetorit të vitit 2004, anëtarët e Grupeve punuese bënë lobimin aktiv tek anëtarët e Parlamentit, përfaqësuesit e ministrive të caktuara dhe institucionet relevante qeveritare për implementimin e rekomandimeve të tyre në fushën e arsimit, shëndetsisë, ekonomisë dhe të drejtat e njeriut. Inicijativa për dijalog strategjik organizoi edhe disa prezentime formale të rekomandimeve.

Prezentimi i parë i Grupit punues për arsim u mbajt më 7 Dhjetor para përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe donatorëve që punojnë në programet për përmirësimin e arsimit në Maqedoni. Këto rekomandime ditën e ardhëshme u prezentuan në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë para përfaqësuesve të Komisionit parlamentar për arsim, para Ministrisë së arsimit dhe Byrosë për zhvillimin e arsimit. Poashtu, më 13 Dhjetor u mbajt një takim me sekretarin e komisionit parlamentar për arsim, qëllimi i të cilit ishte që të diskutohet dhe të përcaktohet bashkëpunimi i mëtejmë i grupit punues për arsim dhe Komisionit parlamentar për arsim në fushën e multikulturalizmit në arsim. Ky hap pozitiv u bë me iniciativën e Komisionit parlamentar për arsim, në sajë të përshtypjeve pozitive të anëtarëve të komisionit të cilat i fituan nga rekomandimet e grupit punues për arsim.

Krahas prezentimeve individuale të orientuara drejtë përfaqësuesve relevant qeveritarë, më 14 Dhjetor në hotelin “Holidej In” u mbajt konferencë për mediat, për gazetarët vendorë dhe të huajë. Në këtë press konferencë, para një opinioni më të gjërë u prezentuan rekomandimet e përpiluara nga katër grupet punuese.

Në fillim të muajit Shkurt, QEÇP filloi fushatën promovuese në nivel lokal me qëllim që të rritet njohuria për rekomandimet e përpiluara në kuadër të Iniciativës për dijalog strategjik dhe mundësitë për implementimin e tyre në nivel lokal.

Forumi lokal në Tetovë u mbajt në lokalet e Universitetit të Evropës Juglindore, më 29 Mars. Forumi lokal në Tetovë u organizua në bashkëpunim me “Kualicionin lokal të OJQ-ve” të Tetovës, i cili punoi aktivisht në identifikimin e palëve të interesuara në këtë bashkësi lokale. 50 mysafirët e përcollën këtë eveniment, midis të cilëve ishin edhe pjesëtarët e ri të Këshillit të Komunës, drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të Tetovës, veprimtarë akademik nga Universitetet në Tetovë, punëtorë shëndetsorë dhe udhëheqës të Spitalit të qytetit, si dhe biznismenë nga Tetova.

Forumi lokal në Kumanovë, që u mbajt më 30 Mars në të cilin u prezentuan rekomandimet e QEÇP Inicijativës për dijalog strategjik, u vizitua nga mbi 70 njerëz. Ky eveniment, që u mbajt në restoranin “Rim-Pariz”, u organizua në bashkëpunim me “Kualicionin për bashkëpunim ndëretnik”, partner lokal i QEÇP-së. Mes të pranishmive bënin pjesë edhe kandidati prijës për kryetar komune, këshilltarë të Këshillit të qytetit, përfaqësues të lartë të Ministrisë të punëve të brendshme, deputetë të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë që ishin nga treva e Kumanovës, përfaqësues të Ministrisë së arsimit dhe të Byrosë për zhvillimin e arsimit.

Forumi lokal në Manastir, që u mbajt më 31 Mars në hotelin “Epinall”, u organizua në bashkëpunim me kualicionin lokal të OJQ-ve “Qendra për inicijativë demokratike të Manastirit”. Në këtë ngjarje pati rreth 15 vizitorë mes të cilëve: përfaqësues të Universitetit të Manastirit, të Ministrisë së punëve të brendshme, si dhe përfaqësues të sektorit OJQ-ve.

Në hotelin “Turist”, në Kriva Pallankë, u mbajt prezentimi i rekomandimeve nga lëmia e të drejtave të njeriut, ato të arsimit, shëndetsisë dhe ekonomisë, të përpiluara në kuadër të QEÇP Inicijativës për dijalog strategjik. Prezentimi ishte pjesë e fushatës promovuese për njohjen e opinionit me rekomandimet dhe për mundësinë e implementimit të tyre në nivel lokal.

Tribuna në temën “Arsimi dhe rekomandimet për përmirësimin e sistemit arsimor në Maqedoni” u mbajt më 14 Mars në hotelin “Bitola” në Manastir. Në këtë tribunë morën pjesë rreth 40 qytetarë të Manastirit, drejtorë dhe arsimtarë të shkollave fillore dhe të mesme, profesorë dhe studentë të Fakultetit pedagogjik, përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe të mediave lokale.
OJQ kualicioni “Qendra për inicijativa demokratike” e Manastirit, më 18 Mars e organizoi edhe Tribunën në temën e shëndetsisë në Shkollën e lartë medicinale në Manastir, në të cilën u prezentuan rekomandimet që i përpiloi grupi punues i shëndetsisë. Rekomandimet u prezentuan para punëtorëve shëndetsorë, përfaqësuesve të sektorit joqeveritar dhe përfaqësuesve të mediave nga Manastiri. Përmes diskutimit, të pranishmit i dhanë vlerësimet e tyre pozitive për rekomandime dhe njëkohësisht dhanë propozime për implementimin e tyre në nivel lokal.

“Asociacioni i organizatave joqeveritare” nga Tetova, partner lokal i QEÇP, prezentoi rekomandimet e grupit punues për arsim në një paraqitje publike në lokalet e shkollës së mesme “Mosha Pijade”, Tetova më 16 Mars të vitit 2005. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues të zyrës për arsim, drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore, profesorë univerzitar si dhe përfaqësues të mediave lokale, Të gjithë të pranishmit u pajtuan se rekomandimet kanë një relevancë të madhe, për çka ka kontribuar edhe ekspertiza e anëtarëve të grupit punues të arsimit dhe se rekomandimet mundësojnë një hap të ri përpara drejtë reformave në arsim.

Promovimi i rekomandimeve poashtu përfshiu edhe promovime televizive dhe në radio, promovime në mediat e shtypura, debate dhe tubime pune me palët e interesuara lokale si dhe distribuimin e materialeve promovuese.

 


Përmbajtur nga: